Njoftim urgjent për gjithë ata që vozisin vetura në Kosovë


Tashmë kur po shkojmë drejtë stinës së dimrit, qytetarët kanë fillar që të përgaditën për të.

Janë plotë gjëra që qytetarët i bëjnë para se të futën në dimër. Që nga sigurimi i materialit për ngrohje, blerjen e gjërave të tjera e deri tek sigurimi i veturave me gazra dhe mjete tjera, shkruan Gazeta NewBorn.

Por nuk janë vetëm këto, qytetarët e kanë një obligim ligjor. Nëse deri para 15 nëntorit nuk i ndërrojnë gomat e veres me ato të dimrit ata do të gjobitën.

Rregulli i ri hynë në fuqi pas 15 nëntorit dhe nga kjo datë ata janë të detyruar që ti vendosin gomat e dimrit përcjellë Gazeta NewBorn.

Mos pritni për t’i vendosur gomat e dimrit derisa një ditë zgjoheni dhe e shihni se në mëngjes asfalti është i akullt, apo se oborri është mbushur me borë.

Ndonëse ligji i Kosovës për rregullat e trafikut rrugor parasheh ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë thonë se posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë, shkruan Telegrafi.

Gomat e sotme të dimrit jo vetëm se janë të dizajnuara të performojnë mirë në dëborë, por performojnë mirë edhe në asfalt të ftohët.

Dhe mbani mend, në momentin që mund ta shihni frymëmarrjen tuaj (pra kur fryni del avull nga goja juaj), atëherë është koha t’i vendosni gomat e dimrit.

Për sigurinë tuaj dhe të pasagjerëve, vendosni goma të cilat i përshtaten veturës suaj, dhe, keni parasysh: gomat e dimrit duhet të vendosen që të katërtat për të pasur një kontroll dhe stabilitet më të mirë të veturës, përndryshe, nëse i vendosni vetëm dy gomat e para apo dy gomat pas, ju do ta rrezikoni veten

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ditari:
error: